PattiChiari, semplicità e chiarezza in banca

Cilat janë kushtet që duhen përmbushur për krijimin e një ndërmarrje?

Zgjidhni gjuhën tuaj :

Firma individuale

PËRCAKTIMI I KODIT TATIMOR→REGJISTRIMI NË REGJISTRIN TREGTAR TË NDËRMARRJEVE →INAIL

Shoqëri

KRIJIMI I SHOQËRISË→PËRCAKTIMI I KODIT TATIMOR DHE KODIT FISKAL→ REGJISTRIMI NË REGJISTRIN TREGTAR TË NDËRMARRJEVE →INAIL


REGJISTRI TREGTAR I NDËRMARRJEVE → të gjithë ata që ushtrojnë një aktivitet sipërmarrës, përfshire këtu edhe sipërmarrësit e vegjël, duhet ta deklarojnë pranë Dhomës së Tregtisë nëpërmjet këtij regjistri.

Si rrjedhojë sipërmarrësi është i detyruar të paguajë sigurimet shoqërore (contributi previdenziali) pranë INPS. 
 
AUTORIZIMI KOMUNAL DHE AUTORIZIMI SANITAR→ aktiviteti sipërmarrës mund të ushtrohet në një laborator, në mënyre ambulante ose pranë rezidencës së sipërmarrësit.

Laboratorët artizanal të prodhimit dhe/ose shërbimit mund të aktivohen duke respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi (për shembull rregullorja e ndërtimeve, e policisë urbane, higjienike dhe sanitare). Në veçanti  verifikimi i kushteve higjienike dhe sanitare në vendin e punës i takon ASL-it (Ndërmarrja Sanitare Lokale) përkatës, ndërsa kontrollet që kanë të bëjnë me autorizimet komunale për ushtrimin e aktivitetit i takojnë bashkive, sipas zonave territoriale përkatëse.
 
INAIL→ sipërmarrësi është i detyruar të paguajë sigurimet kundër aksidenteve në vendin e punës dhe sëmundjeve profesionale, si ashtu edhe ortaket, bashkëpunëtoret dhe vartësit e sipërmarrësit.

Deklarata e regjistrimit duhet të paraqitet të paktën 5 ditë para fillimit të aktivitetit; komunikimi i ndryshimit ose mbylljes së një aktiviteti brenda 8 ditëve nga ngjarja. Regjistrimi pranë INAIL sjell për rrjedhojë detyrimin e pagesës së kuotës së sigurimit proporcionalisht me rrezikun e aktivitetit të ushtruar; në baze të shumave të paguara shoqëria e sigurimeve në rast aksidenti në punë mbulon shpenzimet sipas kontratës së nënshkruar.

KODI TATIMOR→ për të hapur një aktivitet duhet pasur një kod tatimor (Partita I.V.A.) që kërkohet pranë zyrave lokale të Agjencisë së Tatim Taksave (Agenzia delle Entrate) – Zyra I.V.A., brenda 30 ditëve nga fillimi i aktivitetit. I njëjti afat skadimi vlen për të gjitha komunikimet e tjera për ndryshimet e mëvonshme.

LLOGARIA FISKALE→ lëshohet nga Zyrat Tatimore (Anagrafe tributaria) dhe është e detyrueshme për të gjithë personat fizikë që kanë të ardhura për të cilat është e nevojshme pagesa e tatimeve: IRPEF, IRAP, IVA.

NË RASTIN E NDËRMARJEVE ARTIZANALE→ REGJISTRIMI në REGJISTRIN E NDËRMARRJEVE ARTIZANALE→ regjistrimi në regjistrin e provincës brenda 30 ditëve nga fillimi i aktivitetit të punës ose për deklarimin e ndryshimeve të mëtejshme në lidhje më ndërmarrjen (për shembull dorëzimi i aktivitetit një personi të tretë).
Është e detyrueshme edhe në këtë rast pagesa e sigurimeve shoqërore INPS.

Sipërmarrësit

Në bashkëpunim me